Rikthehet Superliga e Kosovës me disa ndeshje interesante – Ekonomia Online

Rikthehet Superliga e Kosovës me disa ndeshje interesante

Superliga e Kosovës rikthehet këtë javë me xhiron e 13-të, e cila i ka në përbërje disa ndeshje interesante.

Ditën e shtunë do të luhen dy përballje: njëra në Skënderaj e tjetra në Podujevë.

Në “Bajram Aliu”, Drenica do t’i bëjë konak Ballkanit.

Drenica barazoi pa gola me Prishtinën e Re xhiron e kaluar, derisa barazim pati edhe

Ballkani.

Të besuarit e Orges Shehut barazuan me Ferizajn në Suharekë.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon u mbyll 3-0 në të mirë të Ballkanit.

Në anën tjetër, në “Zahir Pajaziti”, Llapi i bën konak Prishtinës së Re.

Llapi vjen në këtë përballje pas humbjes nga Drita në Gjilan, ndërsa Prishtina e Re barazoi me Drenicën.

Një nga dy fitoret e vetme në Superligë këtë edicion, Prishtina e Re e ka ndaj Llapit (1-0 në shtator).

Megjithatë, që tetë ndeshje kjo skuadër nuk ka asnjë fitore (gjashtë humbje, dy barazime).

Të dy ndeshjet e përmendura nisin nga ora 13:00.