Julian Álvarez mbetet i përkushtuar ndaj Atletico Madrid, megjithëse sulmuesi fitues i Kupës së Botës është i hapur për të përfaqësuar Barcelonën ose Paris Saint-Germain në të ardhmen.
Álvarez iu bashkua skuadrës së Diego Simeones nga Manchester City vitin e kaluar, në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 95 milionë euro (81.8 milionë paund), pasi fitoi gjashtë trofe madhorë gjatë dy sezoneve në “Etihad Stadium”.
Që atëherë, ai ka shënuar 38 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 71 paraqitje për Atleticon në të gjitha kompeticionet.
Vetëm gjashtë lojtarë nga pesë ligat kryesore të Evropës – Harry Kane, Kylian Mbappé, Erling Haaland, Robert Lewandowski, Serhou Guirassy dhe Mohamed Salah – kanë shënuar më shumë se ai që prej transferimit të tij në Madrid.
Përpara se të bashkohej me “Los Colchoneros”, Álvarez ishte lidhur ngushtë me Barcelonën, dhe në një intervistë për “L’Équipe”, ai nuk e përjashtoi mundësinë e një kalimi në Katalonjë në të ardhmen.
“A kam ndërmend të luaj për Barcelonën apo PSG-në? Sinqerisht, nuk e di,” tha Álvarez.
“Shoh çfarë thonë njerëzit në rrjetet sociale… në Spanjë flitet shumë për mua dhe Barcelonën. Për momentin jam i përqendruar te Atletico, dhe do ta rishikojmë situatën në fund të sezonit”, shtoi ai.
Álvarez zbuloi gjithashtu se përfaqësuesit e tij kishin zhvilluar bisedime me PSG-në përpara se transferimi i tij te Atletico të finalizohej: “Kur nënshkrova me Atletico, u fol shumë për Parisin. Është e vërtetë. Kishte diskutime midis drejtuesve të PSG-së dhe agjentit tim. Ata treguan interes për të më marrë, por nuk ndodhi”.
Në këtë sezon të La Ligës, Álvarez ka qenë i përfshirë në nëntë gola (pesë gola dhe katër asistime), me vetëm Kylian Mbappé që ka më shumë (13 gola dhe dy asistime).



Të tjera
Thinja në moshë të re? Cilat janë arsyet
Zhegrova në bankë rezervë në derbin ndaj Torinos
Paraburgoset Astrit Isufi, i dyshuari për vr@sjen e dyfishtë në Malishevë