Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.
Një studim i publikuar së fundmi, zbuloi se konsumi i produkteve të bulmetit, ul rrezikun e vdekshmërisë së parakohshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan “Medical News Today”.
Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e plot 130,000 individëve në 21 vende të ndryshme të botës.
Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe.
Grupi i parë nuk konsumonte produkte bulmeti. Grupi i dytë konsumonte vetëm një racion ndërsa grupi i tretë konsumonte një deri në dy racione.
Grupi i katërt konsumonte mbi 2 racione me produkte bulmeti çdo ditë.
Studiuesit zbuluan se personat në grupin e katërt kishin më pak gjasa të humbisnin jetën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ata ishin gjithashtu më pak të rrezikuar nga ishemia apo sëmundjet e zemrës.
Sipas studiuesve, sa më shumë produkte bulmeti të konsumonte grupi i katërt, aq më i ulët ishte rreziku i vdekjes para kohe dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Po ashtu edhe studime të tjera, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë përfitimet për zemrën nga bulmeti.
Kosi, më i rekomanduari
Studiuesit konfirmojnë se kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës për zemrën që shkon përtej qetësimit të saj.
Probiotikët që gjenden tek kosi ulin tensionin e gjakut.
Ekspertët konfirmojnë se kosi është shumë i nevojshëm për shëndetin e zemrës.
Kosi mund të konsumohet veçmas ose duke u kombinuar me fruta të pasura me fibër, perime dhe drithëra.



Të tjera
Aloe Vera për lëkurë më të shëndetshme
Shkoni me telefon në tualet? Ja arsyeja përse nuk duhet ta bëni më kurrë
“Banjska 2 para syve të botës” – dalin pamjet e veturës së shkatërruar të qytetarit që u rrëmbye nga Serbia