Votimi i balotazhit, ky është linku ku mund t’i gjeni statistikat për pjesëmarrje

Votimi i balotazhit, ky është linku ku mund t’i gjeni statistikat për pjesëmarrje

Qytetarët e 18 komunave të Kosovës do ta vulosin me votë se kush do t’i drejtojë ata në katër vitet e ardhshme.

Në këto komuna, tashmë ka nisur së zhvilluari procesi i balotazhit.

Lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve deri më tani në votimet e raundit të dytë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund të ndiqen statistikat.

“Platforma për rezultate dhe statistika të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/

KQZ njofton se platforma elektronike për transmetimin e rezultateve dhe statistikave të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, është e qasshme për publikun”.

“Në platformën e KQZ-së https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 507 Qendra të Votimit me gjithsej 1,628 vendvotime si dhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime”, thuhet në njoftim të KQZ-së, transmeton Klankosova..