Ushtarë të njësive turke të KFOR-it patrullojnë në zonat kufitare të Kosovës. Disa prej tyre mbajnë edhe armë kundër dronëve.
Fotot e publikuara dëshmojnë për rëndësinë që i jepet edhe mbrojtjes së hapësirës ajrore nga dronët. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, Serbia në vazhdimësi shkel hapësirën ajrore të Kosovës me dronë. Ai tha se institucionet e Kosovës po i hetojnë rastet bashkë me misionin paqeruajtës KFOR dhe shërbime partnere. Ndërkohë, sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka raste ku dronë të dyshuar se vijnë nga Serbia janë parë mbi pjesën veriore të Kosovës. Në këto raste informohet KFOR-i.





Të tjera
Ushtroni në mëngjes se ka më shumë efekt
Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe
Ushtria izraelite në prag të kolapsit…