Në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves dhe përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë, bën homazhe për t’i nderuar pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e presidnces thuhet se “Katërmbëdhjetë ushtarët britanikë që sakrifikuan jetën gjatë misionit në Kosovë, u vlerësuan si urë e fortë lidhjeje dhe dëshmi e miqësisë së përhershme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Tutje, thuhet se presidentja Osmani theksoi se ata do të nderohen në çdo përvjetor, si kujtesë e rrugës së vështirë drejt lirisë dhe gjithashtu në shenjë falënderimi për rolin vendimtar të Mbretërisë së Bashkuar, në rrugën tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.



Të tjera
“Momenti i papritur për Shaqirin: portieri i Kosovës shkakton tronditje!”
Ja kur është koha e duhur për të pirë ujë
“Pas balotazhit, Prizreni mbetet blu – Totaj fiton edhe një mandat!”