Basha i drejtohet qytetarëve: Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër

Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje, pëcjell KosovaPost.

Në një postim në Facebook, ai tha se katër minutat e qyetarëve janë minuta përcaktues për katër vitet e ardhshme.

“Jemi në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor. Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre! Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër!”, shkruan Basha në Facebook.