Dy persona janë ndaluar në Fushë-Kosovë për dhënie dhe marrje të ryshfetit që lidhen me votim. Sipas njoftimit për media, gjatë hetimit është sekuestruar një telefon.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.rokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Dyshimet për manipulim votash, Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve
Këshilla për të qetësuar refluksin e ezofagut
Pesë persona arrestohen në Kaçanik, tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë