Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është prononcuar për herë të parë pas publikimit të rezultateve preliminare të KQZ-së.
Para mediave, ai tha se VV-ja ka fituar në 7 komuna në total, krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku fituan në 4, e në fillim në 1.
Sipas tij, ky është sukses i VV-së, ndonëse tha se kanë synuar më shumë se kaq.
“Përgëzoj kryetarët e komunave që kanë qeverisur, Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Po presim rezultatet ende nga komunat e tjera, dhe do ju drejtohemi sërish. Tash po shkoj në tubimin festiv në Fushë Kosovë, pastaj në Kastriot dhe në Mitrovicë”, tha Kurti.
Ai poashtu falënderoi qytetarët që e shfrytëzuan të drejtën për të zgjedhur në mënyrë demokratike kryetarët e komunave në 18 sosh në këtë balotazh.



Të tjera
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë
Detoksifikim nga sheqeri, humbni kilet e tepërta dhe bëjeni lëkurën rrezatuese
Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?