Kur prindërit vendosin t’u blejnë fëmijëve një celular, praktikisht u kanë dorëzuar atyre një burim informacioni të pafundmë, të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, gjithmonë nëse nuk kontrollohet
Një vendim i tillë është i diskutueshëm pasi ende nuk është pranuar një moshë të gjithëpranuar për periudhën se kur fëmijët duhet të kenë telefonin e tyre personal.
Common Sense Media, një organizatë që promovon teknologjinë dhe median e sigurt për fëmijët, themeluar nga James Pearson Steyer, avokat i të drejtave civile, profesor dhe autor që bën vlerësime të ndryshme bazuar te mosha e fëmijëve, shkruan se nuk ka një moshë të duhur për t’u blerë fëmijëve një celular, por ka të tjerë faktorë të rëndësishëm.
Sommon Sense Media thekson se mosha nuk është aq e rëndësishme sa niveli i pjekurisë së fëmijës, aftësia për të ndjekur rregullat e shtëpisë dhe shkollës dhe ndjenja e përgjegjësisë.
“Blerja e një telefoni është një vendim shumë personal dhe individual, por shumë fëmijë fillojnë t’i kërkojnë (dhe t’i marrin) që në shkollën fillore. Ky lloj presioni nga bashkëmoshatarët e bën më të vështirë për prindërit që duan të vonojnë qasjen ndaj telefonit. Kur u dorëzoni fëmijëve celularët, po u jepni atyre mjete të fuqishme komunikimi dhe mediatike. Ata mund të krijojnë tekste, imazhe dhe video që mund të shpërndahen gjerësisht dhe të ngarkohen në faqet e internetit menjëherë. Prindërit me të vërtetë duhet të marrin parasysh nëse fëmijët e tyre janë të gatshëm të përdorin telefonat me përgjegjësi dhe respekt.”
Faktorët që duhen marrë në konsideratë janë:
- A tregojnë fëmijët një ndjenjë përgjegjësie? Pra, ju bëjnë të ditur kur largohen nga shtëpia? A shfaqen në orarin që thonë se do të vijnë? A i ndjekin rregullat e familjes dhe shkollës?
- A priren të humbin gjëra?
- A e kanë të nevojshme një celular për kushte sigurie?
- A mendoni se do ta përdorin celularin me përgjegjësi? Për shembull, a do të dërgonin mesazhe gjatë orës së mësimit?
- A janë dakord që të ketë një orar të caktuar të përdorimit të celularit? A janë dakord që të bisedoni për aplikacionet që do të shkarkojnë?
- A janë dakord që të mos e mbajnë telefonin në dhomën e gjumit, pasi shtrihen për të fjetur në mbrëmje?
- A do ta përdorin për qëllime të vlefshme dhe jo për të ngacmuar të tjerët?



Të tjera
Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Siguri Publike
Sot në Bruksel mbahet takimi i parë për rifillimin e dialogut Kosovë–Serb