Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaji

Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaji

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili u arrestua si i dyshuar për spiunazh. Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

 

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka theksuar Gashi.

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 09 tetor nën dyshimet për spiunazh. Ndaj tij, më 10 tetor Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq.