Osmani:E gatshme t’i jap zgjidhje krizës në RTK, pres përgjigje nga opozita

Osmani:E gatshme t’i jap zgjidhje krizës në RTK, pres përgjigje nga opozita

Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani ka thënë se ajo është e gatshme t’i jap zgjidhje krizës në RTK, por po pret përgjigje nga ana e partive të tjera të përfaqësuara në Kuvend. Ajo tha se çështjen mungesës së pagave për punëtorët e RTK-së e kishte ngritur në takim të përbashkët me liderët politik e pastaj me secilin veç e veç. Ajo tha se nëse partitë opozitare nuk duan ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e qeverisë, atëherë këtë mund ta bëjë vetë ajo.

 

“Si presidente e vendit tashmë e dini të gjithë ju në RTK që këtë çështje e kam ngritur në takim me liderët politik si në takimin e përbashkët ashtu edhe në takime të ndara. Kam shprehur gatishmërinë  e plotë që nëse partitë opozitare nuk duan ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e qeverisë, atëherë këtë mund ta bëjë unë, mirëpo duhet të shprehet gatishmëri nga ana e partive që të votohet diçka e tillë në Kuvend. Deri tani nuk kam përgjigje  nëse ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendit  e Kosovës që të votojnë. Unë mendoj që është e domosdoshme, është e lehtë të votohet një vendim i tillë”, deklaroi Osmani.

Presidentja e shtetit tha se ajo e ka gatishmërinë që qysh nesër ta dërgojë kërkesën në Kuvend.

“Këto janë çështje që janë të zgjidhshme mund të bëhet edhe brenda Kuvendit me iniciativë të deputetëve. Pra ka mundësi që të zgjidhet kjo çështje, por deri tani nuk kam përgjigje. Përveç pagave në RTK e kam ngritur edhe çështjen e  Planit të Rritjes”, tha Osmani.

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë të jenë pa paga, derisa data shënon 11 nëntor.