Haxhiu me akuza: Vorbulla u kthye në bumerang, duan ta marrin rezultatin në tavolinë

Vorbulla u kthye në bumerang, duan ta marrin rezultatin në tavolinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka hedhur akuza në raport reagimet për parregullsitë që janë raportuar në një Qendër Komunale të Numërimit të Mitrovicë e për të cilën PDK edhe ka paparalajmëruar dorëzimin e një ankese në PZAP.

Ajo shkruan se rezultati  u dëshmua dy herë, pra më 12 tetor dhe me 9 nëntor edhe kur u mbajt balotazhi.
“Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor. Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë. Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”, ka shkruar Haxhiu