Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain.
Gjatë takimit, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Bangladeshit në arenën ndërkombëtare. Ajo përmendi takimin e mëparshëm me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së në New York, ku u ritheksua përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit, njofton zyra për informim e Presidencës.
Në njoftim tutje thuhet se ambasadori Nain shprehu vullnetin e Bangladeshit për thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai përcolli urimet e përzemërta të udhëheqjes së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke theksuar se raportet ndërmjet dy shteteve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen.



Të tjera
Rita Ora mahnit me paraqitjen në Mykonos, kombinon bikinit me taka të larta
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali