Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, transmeton KosovaPost.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes, gjyqtarët e rinj u zotuan se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”.
Presidentja Osmani theksoi se “drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”.
Ajo shtoi se “gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë”.



Të tjera
Aktakuza është e ndikuar dhe e motivuar politikisht
20 të vd*ekur nga rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji
Nuk isha në praninë e një vr@sësi