Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale është kryer një ndërhyrje e rrallë te një i porsalindur njëjavësh, duke ia mundësuar që t’iu largohet në tërësi tumori.
Ai ishte diagnostikuar me teratomë kongjenitale orofaringo-nazofaringeale (Epignathus), një patologji jashtëzakonisht e rrallë që rrezikonte seriozisht frymëmarrjen dhe ushqyerjen.
Sipas njoftimit nga QKUK, ky lloj i tumorit shoqërohet me incidencë rreth 1 në 35.000 deri në 1 në 200.000 lindje të gjalla, dhe shoqërohet me mortalitet të lartë, deri në 80–100% nëse nuk sigurohet në kohë rrugët e frymëmarrjes.
“Tumori u largua në tërësi, me ruajtjen maksimale të strukturave anatomike përreth dhe pa komplikime intraoperative. Ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme, foshnja merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore”, vazhdon njoftimi.
QKUK potencon që ky rast është “ndër më të suksesshme dhe të rëndësishme për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke treguar nivelin e lartë të ekspertizës profesionale, bashkëpunimit multidisiplinar dhe kapaciteteve klinike në trajtimin e patologjive të rralla dhe komplekse tek foshnjat”.



Të tjera
Trump publikon video me AI ku shfaqet si mjek dhe “shëron” kritikët e tij
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
Tolaj tregon se është i Gjilanit, jo i Ballkanit