Një polic ka përfunduar duke marrë tretman mjekësor në orët e para të së shtunës, pasi është sulmuar fizikisht nga një person. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku njoftohet se njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht policin dhe dy të tjerë pengonin atë në kryerjen e detyrës..
“Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit. Kurse rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.



Të tjera
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosovës
SPAK kërkon arrestimin/ Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare
Burrat fajtorë për mungesën e seksit në martesë, tregon studimi