Një polic ka përfunduar duke marrë tretman mjekësor në orët e para të së shtunës, pasi është sulmuar fizikisht nga një person. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku njoftohet se njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht policin dhe dy të tjerë pengonin atë në kryerjen e detyrës..
“Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit. Kurse rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.



Të tjera
5 këshilla për të shmangur kancerin
Përballja mes Francës dhe Senegalit, publikohen formacionet zyrtare
Trajneri i një kombëtareje që është në Botëror do të largohet pas turneut