Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Veteranëve, transmeton KosovaPost.
Në një postim në platformën X, Kurti ka nderuar shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të SHBA-së.
“Në Ditën e Veteranëve, ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Përkushtimi juaj ndaj lirisë, paqes dhe demokracisë ka forcuar vlerat tona të përbashkëta dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm,” ka shkruar Kurti.



Të tjera
Yamal ende kërkon shkëlqimin me Spanjën në Botëror
Trump publikon video me AI ku shfaqet si mjek dhe “shëron” kritikët e tij
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte