Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë Rozeta Hajdari, lidhur me rastin e rezervave shtetërore, përcjell KosovaPost.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, i ka dal në mbrojtje Hajdarit duke thënë se hetimet ndaj saj janë të ndikuara dhe sipas saj, kjo është vërtetuar me ngritjen e aktakuzës.
“Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
Ed Sheeran surprizon Kombëtaren e Anglisë, performon për lojtarët në ShBA
Kosova hap dy skema të reja grantesh për bizneset, mbi 1.5 milion euro në dispozicion
Ronaldo vendos rekorde të reja pas golit kundër Kroacisë në Kupën e Botës