Sulmuesi i talentuar Brazilian Endrick, nuk ka patur startin më të mirë të mundshëm të këtij sezoni te Los Blancos.
19 vjeçari që erdhi me bujë të madhe sezonin e kaluar nga skuadra braziliane Palmeiras, nuk ka qenë fare në planet e Xabi Alonsos. Ai ka zhvilluar vetëm një ndeshje këtë sezon ndaj Valencias, ku u aktivizua për 12 minuta.
Gazetari i famshëm Fabrizio Romano ka raportuar që nga tetori se Endrick ka hapur derën për një kalim te skuadra e Olympique Lyon në Francë, për të rigjetur formën me qëllimin e lojtarit, për të qenë i gatshëm për Botërorin 2026.
Sot gazetari Italian ka cituar burimet e “El Globo”, mediumi brazilian shumë i besueshëm, që klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim pa drejtë blerje deri në fund të sezonit.



Të tjera
Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës
Pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja, zbulohen arsyet
Gjysma e grave kanë një mashkull “rezervë”, tregon një studim