Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka një “detyrim” të padisë BBC-në për mënyrën se si një pjesë e fjalimit të tij është redaktuar në një dokumentar të programit Panorama.
Duke folur për Fox News, ai tha se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishte “copëtuar” dhe se mënyra si ishte paraqitur kishte “mashtruar” shikuesit, raporton BBC.
Kjo është hera e parë që Trump flet publikisht për çështjen, që nga koha kur avokatët e tij i kishin shkruar BBC-së duke paralajmëruar një padi prej 1 miliard dollarësh (759 milionë £) për dëme, nëse korporata nuk tërheq materialin, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson atë.
Kryetari i BBC-së, Samir Shah, më herët ka kërkuar falje për një “gabim në gjykim” lidhur me redaktimin e bërë.



Të tjera
Turqia mike dhe partnere strategjike e Kosovës
Pasiviteti është më i dëmshëm se duhanpirja, zbulohen arsyet
Gjysma e grave kanë një mashkull “rezervë”, tregon një studim