Bashkim Zeqiri është emëruar konsull nderi dhe udhëheqës i Konsullatës së Lituanisë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri me anë të një postimi në llogarinë e tij në linkedin.
“Jam i nderuar të ndaj me ju se lajmin se jam emëruar nga Shkëlqesia e Tij, Kęstutis Budrys, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, si Konsull Nderi dhe Kryetar i Konsullatës së Republikës së Lituanisë në Kosovë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ambasadorit Eduardas Borisovas për angazhimin dhe kontributin e tij të madh në forcimin e marrëdhënieve midis Lituanisë dhe Kosovës duke iniciuar dhe promovuar hapjen e Zyrës Konsullore në Kosovë”, tha ai.
Ai njëherësh ka njoftuar se konsullata e shtetit të Lituanisë së shpejti do të fillojë me ofrimin e shërbimeve në vendin tonë.
“Konsullata e Republikës së Lituanisë në Kosovë së shpejti do të fillojë të ofrojë shërbime që synojnë promovimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor midis dy vendeve tona”.



Të tjera
Ed Sheeran surprizon Kombëtaren e Anglisë, performon për lojtarët në ShBA
Kosova hap dy skema të reja grantesh për bizneset, mbi 1.5 milion euro në dispozicion
Ronaldo vendos rekorde të reja pas golit kundër Kroacisë në Kupën e Botës