Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kushdo që guxon të prekë vullnetin e qytetarëve, duhet të përballet me ligjin dhe sipas saj vendin e ka në burg.
Bajrami e bëri këtë deklaratë lidhur me rastin në Mitrovicë, ku ka dyshime për manipulime me vota.
“I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo theksoi se nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.



Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”