Mes një skandali të madh korrupsioni në sektorin e energjisë, ministrat e drejtësisë dhe energjisë të Ukrainës kanë dhënë dorëheqjen me kërkesë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ministri i Drejtësisë, Herman Haluschenko dhe Ministrja e Energjisë, Svitlana Grincuk paraqitën dorëheqjet e tyre.
Zëvendësimet e tyre tani duhet të miratohen nga parlamenti, transmeton Klankosova.tv
Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) njoftoi të hënën se po heton sektorin e energjisë së vendit, pasi një rrjet ryshfeti me vlerë 100 milionë dollarë u zbulua në centralin shtetëror bërthamor.
Hetuesit e NABU-së kontrolluan shtëpitë e Ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko, i cili më parë drejtonte Ministrinë e Energjisë, dhe Timur Mindich, bashkëpronar i studios Kvartal 95 dhe ish-partner biznesi i Volodymyr Zelensky.
Mindich u largua nga Ukraina pak para se të shpërthente skandali. Ministrja e energjisë nuk është emëruar zyrtarisht në hetim, por konsiderohet e afërt me paraardhësen e saj, raportojnë mediat ukrainase.



Të tjera
Po shihet një pjekuri e re politike, sinjal i mirë për vendin
Arr*estohen tre të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Truku i thjeshtë që i bën fotografitë interesante