Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, kanë diskutuar hetimin për rrëzimin e një avioni ushtarak turk të mallrave dhe zhvillimet e fundit, transmeton Anadolu.
Gjatë një telefonate, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, Erdogan shprehu mirënjohjen e Ankarasë ndaj Tbilisit për bashkëpunimin e saj.
Kavelashvili, nga ana e tij, i shprehu ngushëllimet e tij Ankarasë për humbjen e jetës së ushtarëve turq në aksident.
Dje, një avion ushtarak turk i mallrave C-130, që udhëtonte nga Azerbajxhani, u rrëzua në Gjeorgji.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.



Të tjera
Po shihet një pjekuri e re politike, sinjal i mirë për vendin
Arr*estohen tre të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Truku i thjeshtë që i bën fotografitë interesante