Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll, ka siguruar titullin e kampionit në kuadër të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës.
Ekipi i Policisë në futboll, përmbylli kampionatin me bilanc të jashtëzakonshëm pa asnjë humbje.
“Me angazhim, disiplinë dhe përkushtim të lartë, pjesëtarët e ekipit kanë dëshmuar jo vetëm aftësi të shkëlqyera sportive, por edhe vlera të larta institucionale, duke e përfaqësuar me dinjitet Policinë e Kosovës në këtë garë të rëndësishme sportive. Policia e Kosovës edhe përmes sportit, vazhdon të promovojë vlera të bashkëpunimit, respektit dhe solidaritetit”, thuhet në njoftimin e PK-së.



Të tjera
Dortmundi largon legjendën e klubit nga pozita e drejtorit sportiv
Harrojeni fërkimin e lodhshëm, ky produkt heq njollat dhe ndryshkun
Steven Gerrard zbulon pse Liverpooli dështoi ndaj Brightonit