Një avion luftarak është rrëzuar në Rusi, kurse dy pilotë kanë humbur jetën pas përplasjes.
Informohet se një avion luftarak Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në republikën ruse të Karelias, pranë kufirit me Finlandën.
Lajmi është raportuar nga vetë mediat ruse, që cituan Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.
Guvernatori i Karelias, Artur Parfenchikov, tha në platformën Telegram, se avioni luftarak u rrëzua në një pyll, duke sqaruar se nuk kishte viktima në tokë.



Të tjera
Qeveria nis pagesat prej 100 euro për studentët
Sqarim nga MPJ:Kosova s`merr pjesë në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës
Përfitimet shëndetësore nga fiqtë