Një avion luftarak është rrëzuar në Rusi, kurse dy pilotë kanë humbur jetën pas përplasjes.
Informohet se një avion luftarak Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në republikën ruse të Karelias, pranë kufirit me Finlandën.
Lajmi është raportuar nga vetë mediat ruse, që cituan Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.
Guvernatori i Karelias, Artur Parfenchikov, tha në platformën Telegram, se avioni luftarak u rrëzua në një pyll, duke sqaruar se nuk kishte viktima në tokë.



Të tjera
Haxhiu për gazin amerikan: S’është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’, duhen diskutime
5 ushqimet e duhura për pastrimin rrënjësor të gjakut
Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes i jep arsyet