Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pret ndeshje të vështirë ndaj Sllovenisë, por shpreson në dy fitore radhazi dhe që Dardanët të shkojnë direkt në Kupën e Botës e jo vetëm përmes plejofit.
“Mendoj se ka me qenë ndeshje më e vështirë se ajo që e kemi lujtë në Kosovë sepse Sllovenisë nuk i duhet asgjë pos fitores”, ka deklaruar Muriqi në konferencë për media.
“Normal se duhet me e garantu plejofin nesërm, e pastaj varet rezultati me Zvicrën, pse jo mos me luftu për vendin e parë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”.
“Shpresoj që kemi me e ndëshku Slloveninë edhe me e pasë avantazhin e duhur për me luftu direkt për në Kupën e Botës”.
“Gjithmonë kom thanë që gollat nuk kanë rëndësi, me rëndësi është fitorja e ekipit, sidomos kur është me kombëtare. Por nëse shënoj dhe arrijmë me e fitu lojën, s’besoj që ka me pasë njeri ma të lumtun se unë”.
Nesër, Kosova përballet me Slloveninë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2026-ës.



Të tjera
Glauk Konjufca ka 5 ditë për të propozuar qeverinë e re
Deputetët marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale
Mësoni pesë lëvizje zbulojnë atë që mashkulli fsheh!