Në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një vjedhje.
Sipas Policisë, në shtëpinë e ankuesit, hajnat kanë vjedhur shumë të madhe parash, orë të vlefshme dhe stoli ari.
Derisa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur. Sipas viktimës kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari”.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.



Të tjera
Pas tensioneve, Trump garanton liderët e Kamboxhias dhe Tajlandës për siguri
Përgatitjet për Slloveninë: Katër futbollistë nuk do të jenë pjesë e Kosovës
Dardan Cena eliminohet në Grand Prix Zagreb 2025