Besnik Krasniqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur se sipas tij, kjo parti do të duhej ta shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjes, nëse kjo e fundit i bën një ofertë serioze AAK’së.
Krasniqi nga AAK, i ftuar në Frontal, ka thënë se sipas tij, kandidimi i Konjufcës e ka ‘’ndryshuar lojën’’, përderisa ata janë ende kundër një qeverie tjetër Kurti.
‘’Faktikisht ky ishte një mendim imi personal. Dje AAK e ka mbajt një mbledhje të kryesisë, por unë për shkak që gjendesha jashtë vendit në atë kohë, nuk mujta me marr pjesë në mbledhje. I dëgjova me kujdes edhe qëndrimet e kryetarit Haradinaj edhe qëndrimet e kryesisë tonë, plotësisht i mbështesë të gjitha ato që u thanë. Por gjithashtu vlen të ceket se nëse Glauk Konjufca dhe VV do ta kishin pasur seriozisht krijimin e një qeverie, besoj që do të ishte e udhës dhe e drejtë që të bëhet ofertë serioze, në këtë rast AAK’së, që ne do të mund ta shqyrtonim dhe ta jepnim vendimin tonë përfundimtar. Ju e dini mirë që të gjithë ne, kemi qenë dhe jemi kategorik që të mos ketë qeveri Kurti 3, por kandidimi i Konjufcës tashmë veçse e ka ndryshuar lojën për mendimin tim, dhe hap shtigje të reja’’, ka thënë ai.
I pyetur se a i jep AAK votat për qeverinë Konjufca 1, në mënyrë që Haradinaj të zgjidhet president në pranverën e ardhshëm ai ka thënë se ‘’patjetër që po’’.
‘’Patjetër që po. Pse jo nuk shoh diçka të keqe këtu, përkundrazi do të krijonte një stabilitet të madh institucional’’, ka shtuar ai.



Të tjera
Turqia përsërit mbështetjen për Palestinën në 37-vjetorin e shpalljes
Çiftet që diskutojnë për shëndetin e tyre mendor janë më të prirë të keni lidhje të lumtur
Lojtar i mahnitshëm