Shaqiri përballë mediave serbe: “Fajin ia hedhin serbëve”

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, sa herë që flet, serbëve iu kujtohen humbjet në Kaliningrad në vitin 2018 dhe në Doha të 2022, në dy raste në Kampionatin Botëror, së bashku me Granit Xhakën dhe Zvicrën, e mposhtën Serbinë duke e eliminuar nga gara.

Media serbe “Alo:” shkruan për kapitullimin e serbëve më 22 qershor të vitit 2018, kur Shaqiri vulosi fitoren (2;1) e Zvicrës në minutën e 90-të.

Ky farë mediumi e quan provokator djalin e artë nga Kosova, me titull: “Shaqiri ua hodhi të gjithë fajin serbëve”.

“Në atë kohë, Shaqiri ishte shënuesi i golit (2:1) të cilin e festoi duke provokuar dhe duke treguar shqiponjën shqiptare. Simboli i vendit ku ka rrënjët”, shkruan media serbe.

“Shumë gjëra u shkruan atëherë.

Familjet tona dhe ne u provokuam jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës.

Kjo na dha një motiv shtesë për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”– tha Shaqiri.