Pa lojtarin kryesor, Sllovenia sfidohet – Kosova kërkon vetëm një pikë

Sot zhvillohet ndeshja e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët do të përballen me sllovenët në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila luhet në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës nga ora 20:45, ndërsa ndeshja .

Ndeshja ka një rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret, por veçanërisht për Kosovën, që me një barazim siguron pozitën e dytë dhe pjesëmarrjen në ‘play-off’ për Botërorin.

Sllovenia pa lojtarin më të mirë, Benjamin Sheshko.

UEFA ka caktuar treshen franceze të gjyqtarëve për këtë sfidë: Clément Turpin si kryesor dhe Nicolas Danos e Benjamin Pages si anësorë.

Dje trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka theksuar se ndeshja me Slloveninë do të vendoset nga detaje të vogla.

“Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat luajtën mirë dhe me kujdes. Detajet do ta vendosin ndeshjen e dytë. Ekipi që do të japë më shumë në fushë, do të fitojë”, ka thënë ai.

Ai e ka vlerësuar skuadrën kundërshtare, duke theksuar se Sllovenia, përveç yllit të saj Sheshko, ka edhe lojtarë tjerë cilësorë dhe luan mirë si ekip.

Foda ka folur edhe për gjendjen e Amir Rahmanit, i cili së fundi ka luajtur tri ndeshje të plota me Napolin. “Është pak i ngarkuar, por prania e tij në mbrojtje jep siguri. Presim që të jetë i rëndësishëm edhe nesër”, është shprehur trajneri.

Nga ana tjetër, Vedat Muriqi, është shprehur optimist për paraqitjen e “Dardanëve”.

“Me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme shpresojmë të ndëshkojmë Slloveninë dhe të afrohemi drejt Kupës së Botës”, ka thënë sulmuesi.

Sa i përket situatës në grup, ai është shprehur se tabela flet vetë. “Jemi katër pikë para Sllovenisë. Ata kanë vetëbesim, por edhe ne jemi ambicioz. Qëllimi ynë është ta sigurojmë plejofin dhe pastaj të shohim më tej”, ka thënë Muriqi.

Kosova pas Sllovenisë luan me Zvicrën më 18 nëntor në Prishtinë. Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me dhjetë pikë, pasuar nga Kosova me shtatë, Sllovenia me tri dhe Suedia me një pikë.