Kosova ka dorëzuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë, dhe trajneri ka vendosur të lërë jashtë katër lojtarë.
Nga lista e publikuar në UEFA, jashtë formacionit për takimin e sotëm kanë mbetur: Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja.
Përzgjedhësi ka zgjedhur të mbajë vetëm lojtarët të cilët janë në formën më të mirë aktuale dhe që i përshtaten planit taktik për sfidën ndaj një kundërshtari të fortë si Sllovenia.
Ndeshja pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kosovën, e cila synon të marrë rezultat pozitiv si mysafir në Stožice Stadium.



Të tjera
16 linjat e fytyrës, ja çfarë sekretesh fshihen për shëndetin tuaj
Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
LeBron James thyen rekord historik në NBA