Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sonte është koha e mbështetjes për Kombëtaren e Kosovës, e cila luan kundër Sllovenisë në futboll.
“Sonte luan Kosova! Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit. Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton”, ka shkruar Kurti.
“Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët. Forca Kosovë!”.
Ndeshja e sontme, e cila luhet në stadiumin “Stozhicë” të Lubjanës nga ora 20:45, transmetohet drejtpërdrejt në RTK.



Të tjera
Ngjarja më e madhe e Nëntorit në Prishtinë: “Festojmë Shqip” sjell spektakël unik kulturor e kombëtar
S’ka më me rus – SHBA ultimatum Vuçiqit për kompaninë e naftës
Policia heton dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit