Mandatari i dytë nga LVV-ja, Glauk Konjufca, ka edhe pak ditë në dispozicion për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e qeverisë.
Deri tani të gjitha partite ish-opozitare janë shprehur kundër një bashkëpunimi me LVV-në.
Ende nuk dihet nëse Konjufca pritet të marrë votat e ndonjë deputeti individualisht në Kuvend.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.
Maliqi tha se nuk mendon se do të ketë ndonjë deputet apo parti politike që do t’a votojë, Glauk Konjufcën.
Ajo tha se edhe kandidmi i Konjufcës është bërë për taktizim politik sepse ju konvenon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në fund të dhjetorit.
“Në situatën në të cilën jemi ku kanë kaluar rreth 9 muaj pa institucione dhe pa një vullnet politik të LVV-së për të bërë Qeverinë, sepse po të kishte vullnet politik këto çështje ishin kry më herët spese t’i kesh 48 deputetë e mos të bësh Qeverinë dhe të mos arrish me i gjet 13 deputetë kjo tregon se nuk ke pas vullnet politik.Edhe kandidimi i Glauk Konjufcës mendoj se është për taktizim politik sepse ju konvenon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të shtyhen nga fundi i dhjetorit siç po parashikohen”
“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë deputet ose parti politike që munden me ja dhënë votat Glauk Konjufcës. Do të ishte shumë jo-etike që pas gjithë këtij ngërçi institucional me u qu pas nëntë muajsh me dhë votën. Nëse ka ashtu deputetësh që kanë pas çëllime të tilla me dhënë votën për Qeverinë, mendoj se ishte dasht t’a tregonin më herët, por pastaj kjo është një lloj ‘tradhëtie’ ndaj elektoratit të vet sepse shumica e deputetëve të partive opozitare që i kanë mmarrë votat, i kanë marrë duke e kritiku LVV-në.Unë nuk mendoj se do të ketë Konjufca 1 dhe nuk mendoj se ka ndonjë deputet apo parti politike që bën koalicion ose ja jep votën” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/



Të tjera
Nis ndeshja me Slloveninë, Kosova një pikë larg Playoff-it për Botëror
GOOOOOOOL! Fisnik Asllani shënon për Kosovën ndaj Sllovenisë
Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi