Çeku: Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vizituar Mitrovicën për të parë nga afër punimet e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ndërkohë që qyteti po përgatitet të jetë një nga mikpritësit e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, përcjell KosovaPost.

Në vizitën e tij, Çeku theksoi përkushtimin për zbatimin e planit investiv dhe sigurimin e një organizimi të shkëlqyer të Lojërave.

Ai shtoi se ekipi i Kosovës shumë shpejt do të ketë një shtëpi të dytë sportive, të njohur ndërkombëtarisht.

“Mitrovica do të jetë një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare që mbahen në vitin 2030. Vazhdojmë me përkushtim e seriozitet të zbatojmë planin investiv të Lojërave, për një organizim të shkëlqyer. Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht. Me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës, Faton Peci, pamë nga afër punimet”, shkroi ai.