Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë sugjeron se fëmijët e prindërve të shkurorëzuar janë më të rrezikuar ndaj problemeve shëndetësore.
Sipas tyre, shkurorëzimi i prindërve ka ndikim negativ në fiziologjinë e fëmijëve dhe i rritë rastet e inflamacionit, si dhe rrezikun e lartë të sëmundjeve kronike.
Zbulimet e reja thonë se ky efekt i divorcit, bashkë me mungesën e komunikimit të prindërve me fëmijën, e trefishon rrezikun e infeksioneve te fëmijët pas 20-40 vjetëve.
Për ta konstatuar këtë, shkencëtarët kishin analizuar të dhënat e 200 fëmijëve.
Vlen të ceket se edhe më parë shkencëtarët kishin treguar që konfliktet e pazgjidhura mund të ndikojnë dukshëm në zhvillimin e hershëm të fëmijës, në gjendjen e tyre mendore dhe në gjëra tjera.
Kjo ndodh pavarësisht a janë apo jo të shkurorëzuar prindërit.



Të tjera
Kjo është mosha ideale për t’u martuar
Trump thotë se bisedimet me Zelensky ishin ‘shumë të mira’
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen