Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së presidentes, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.
“Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë. Tutje, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta”.
“Gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin public”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv



Të tjera
Autoritetet shqiptare arrestojnë katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkatësh në Tiranë
Ministri kroat i përgjigjet Vuçiqit për aleancën me Kosovën dhe Shqipërinë
Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve të shteteve BE-së në Prishtinë