Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën, pasi “Dardanët” të shtunën siguruan për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi mposhti Slloveninë 0-2.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Playoff ndaj Sllovenisë ishte mahnitës, transmeton Klankosova.tv.
“Urime të gjithë Kosovës! Guximi dhe shpirti luftarak i Kosovës për Play off ndaj Sllovenisë ishte mahnitës! Sikurse Shqipëria edhe Kosova bën hap të madh drejtë Botërorit 2026!”, ka shkruar ai.
Mes tjerash, Kamberi thotë se me ekipin dardan, asgjë nuk është e pamundur.
“Të gjithë dardanët po tregojnë se ëndrra e madhe është edhe e arritshme. Me këtë ekip dhe pasion, asgjë nuk është e pamundur! Forca Dardania!”.



Të tjera
Radio Evropa e Lirë: Vetëvendosja – nga lëvizje kundër pushtetit, në pushtet kundër të gjithëve
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të përbashkët: Qëllimi, rritja e sigurisë
Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë