Një qytetar në Leposaviq ka raportuar se i është hakuar faqja e tij në rrjetet sociale.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ai gjithashtu ka pranuar mesazhe kërcënuese nga profile të ndryshme disa ditë më parë, transmeton Klankosova.tv.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën pasmesnate, derisa policia ka iniciuar rastin si “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është hakuar faqja e rrjetit social si dhe para disa ditësh nga profile të ndryshme kishte marrë sms me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, njofton raporti i Policisë.



Të tjera
Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë
Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada
Mos vozitni nën ndikimin e barnave!