Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në lagjen Pejton të Prishtinës ka rezultuar i rremë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka thënë se të shtunën mbrëma, rreth orës 23:00, ishte raportuar për një objekt të dyshimtë në një ndërtesë banimi.
Megjithatë, sipas Pllanës, pas një kontrolli të hollësishëm të hapësirës së caktuar dhe ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative, nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë
Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada
Mos vozitni nën ndikimin e barnave!