Mallorca ka vlerësuar paraqitjen e shkëlqyer të sulmuesit të saj, Vedat Muriqi, dhe të Kombëtares së Kosovës, pas triumfit 0:2 ndaj Sllovenisë që i siguroi “Dardanëve” një vend në fazën Play-Off të Kampionatit Botëror 2026, që do të zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Klubi spanjoll ka uruar Muriqin dhe ekipin kosovar për këtë hap historik.
“Kosova e Muriqit siguron një vend në listë dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Shkojmë Pirat”, shkruan në Facebook Mallorca.



Të tjera
Truri juaj nuk i pëlqen ndryshimet
Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë
Kosovarët pa targa në Slloveni pas ndeshjes, reagon Ambasada