Profesori universitar dhe ish-lideri studentor, Bujar Dugolli, ka reaguar lidhur me punimet që po zhvillohen në sheshin “Xhorxh Bush” dhe zhvendosjen e shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova. Ai ka kërkuar që pas zhvendosjes, kjo shtatore të mos rivendoset pranë Katedrales, pasi sipas tij nuk është e nevojshme që afër tempujve fetarë të vendosen figura politike.
Dugolli propozon që në atë hapësirë të vendoset shtatorja e Imzot Mark Sopit, ipeshkvi i parë i Republikës së Kosovës, ose e Imzot Nikë Prelës, një figure e rëndësishme e qëndresës shpirtërore dhe kombërare.



Të tjera
Rrëzimi i dekretit të Osmanit, reagon Grupi Parlamentar i LDK
Diagnoza e gabuar – gabimi më i shpeshtë mjekësor dhe më seriozi
Edhe gjiganti mediatik The Guardian me artikull për Kosovën e lavdishme