Njësitë e KFOR-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë dorëzuar në stacionin policor dhjetë (10) detonatorë ndezës me fitila (kabllo), të cilët janë gjetur në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq, pranë shtratit të lumit. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth 11:30.
Policia ka njoftuar se lidhur me gjetjen, është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas njoftimit, Materialet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë kompetente për të zbardhur origjinën dhe qëllimin e tyre.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi rrethanat e mundshme të vendosjes së detonatorëve në zonë.



Të tjera
Rrëzimi i dekretit të Osmanit, reagon Grupi Parlamentar i LDK
Diagnoza e gabuar – gabimi më i shpeshtë mjekësor dhe më seriozi
Edhe gjiganti mediatik The Guardian me artikull për Kosovën e lavdishme