Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kosovën për fitoren e madhe që shënoi në Lubjanë ndaj Sllovenisë mbrëmjen e së shtunës (15.11.2025) dhe kualifikimin në Play – Off për Kampionatin Botëror 2026.
Ai ka thënë se mezi pret që ta shohë ekipin e Kosovës duke luajtur të martën me Zvicrën.
“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin në plejofet e Kupës së Botës! Me padurim pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj ekipit shumë fat”, shkruan ambasadori britanik.



Të tjera
Këto ushqime kanë më shumë hekur se mishi
Publikohet letra e dërguar 285 anëtarëve të Asamblesë së KiE-së
Truri juaj nuk i pëlqen ndryshimet