Serbia duket se është duke u futur në një fazë të re të operacioneve të spiunazhit kundër Kosovës. Këtë herë fokusi i tyre është i dyfishtë – rritja e kapaciteteve teknologjike dhe forcimit të infrastrukturës operative, ku përfshihet edhe infiltrimi i spiunëve. Krejt kjo po ndodh në një kohë kur institucionet e sigurisë së Kosovës, pas aksioneve të shumta të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë AKI kanë goditur disa prej rrjeteve të saj që ishin aktive në territorin e vendit tonë.
Dokumentet zyrtare të projekt-buxhetit të Serbisë, tregojnë se për vitin 2026, BIA do të disponojë afër 89 milionë euro (10.4 miliardë dinarë), rritja më e madhe e viteve të fundit, madje dukshëm më i lartë krahasuar me buxhetin e vitit 2024 dhe atë të vitit 2025.
E kjo ngritje buxhetore, vjen pikërisht në kohën kur në Kosovë, numri i arrestimeve për spiunazh në favor të Serbisë është rritur dukshëm gjatë tre viteve të fundit. Disa u arrestuan për mbledhje të informacioneve nga institucionet kuçe të sigurisë, e disa prej tyre ishin edhe pjesë e një rrjeti të gjerë spiunazhi.
Në dokumentet e Qeverisë së Serbisë, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të BIA-s është e kategorizuar si “Programe konfidenciale të sigurisë kombëtare”, ndarje buxhetore që nuk shpjegohet, nuk ndahet dhe nuk i nënshtrohet transparencës publike.
Por kjo rritje e buxhetit nuk pritet të ketë ndonjë efekt real në Kosovë, pasi vetë BIA përballet me probleme të theksuara të brendshme. Raportimet mediatike prej vitesh përmendin nivel të lartë korrupsioni, keqpërdorimi dhe një rrjet operativ të dobësuar brenda shërbimit serb. Për më tepër, një pjesë e strukturave të BIA-s janë angazhuar në çështje të brendshme politike në Serbi, përfshirë përballjet me protestues, duke e larguar fokusin nga operacionet e saj të inteligjencës jashtë vendit. Të gjitha këto elemente e bëjnë rritjen e buxhetit më shumë një rritje formale sesa një përmirësim real të kapaciteteve.
Këto dobësi bien në kontrast me efikasitetin e institucioneve të sigurisë së Kosovës. AKI, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë, ka realizuar disa operacione jashtëzakonisht të suksesshme, duke arrestuar persona të dyshuar për veprimtari spiunazhi dhe duke neutralizuar tentativa infiltrimi. Madje edhe personi që shpesh përmendet në media si përgjegjësi kyç i BIA-s për çështjet e Kosovës, Bojan Dimiq – një serb nga Kosova i dekoruar nga presidenti serb Vuçiq – së bashku me rrjetin e tij konsiderohet i pasuksesshëm në terren pikërisht për shkak të profesionalizmit të institucioneve të sigurisë së Kosovës, spiecifikisht AKI. Si rezultat, rritja e buxhetit të BIA-s nuk pritet të ndryshojë balancën aktuale të sigurisë në Kosovë.
Kujtojmë, këtë vit gjykata shpalli të dënuarin e parë për spiunazh qëkur Kosova e ka shpallur Pavarësinë, Alleksandar Vllajiqin. Janë ngritur 4 aktakuza ndërsa raste tjera janë ende në proces.



Të tjera
48-vjeçarja nga Korça ndërron jetë në banesë, djali i saj akuzon mjekët për neglizhencë
Çka duhet të dini për njollat kafe në lëkurë?
Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve