Suksesi historik i Kosovës në sigurimin e plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror ka shkaktuar reagime të forta në rajon. Ndërsa mediat serbe janë tronditur dhe kanë raportuar me tone nënçmuese, në Kroaci ky arritje është pritur me respekt dhe vlerësim.
Sigurimi i plejofit për kualifikim në Botërorin nga Kosova ka bërë bujë në vendet e rajonit. Hapësirë këtij suksesi i kanë kushtuar edhe mediat serbe, por duke tentuar të mohojnë kombëtaren e Kosovës në futboll.
“E ashtuquajtura Kosovë në barazh për Botëror, gabimi i rëndë i lojtarit me rrënjë serbe e shtyn drejt Kupës së Botës”, ka shkruar mediumi sportal.
Edhe Nova ka shkruar njëjtë, “e ashtuquajtura Kosovë asnjëherë më afër kualifikimit në Botëror, bien edhe sllovenët”.
“Një hap më afër historisë: bien edhe sllovenët, e ashtuquajtura Kosovë shkon në barazh”, ka titulluar Sportklub.
E Kurir del me titull edhe më të papranueshëm.
“Shteti i rrejshëm i Kosovës ende shpreson për Botëror: Sllovenia me një lojtar më pak dështon në Ljubljanë”. Në këtë frymë kanë raportuar edhe mediat tjera serbe.
Ndërkohë, mediat në Kroaci është vlerësuar suksesin i Kosovës.
“Kosova feston suksesin historik”, shkruan Veçernji List.
“Kosova ka siguruar të paktën plejofin për Kampionatin Botëror. Për plasman direkt i duhet një mrekulli”, raporton 24sata.hr.
Gjithashtu mediat e mëdha ndërkombëtare dhe agjencitë e lajmeve kanë raportuar për suksesin historik të Kosovës.



Të tjera
Dhemb humbja nga Anglia, i morëm golat nga asgjëja
Vuçiq pranoi se ishte në Varrezat hebraike – pika ku zhvillohej ‘Safari i snajperëve’
5 emrat që do të jenë trend gjatë 2023-ës