Serbia bllokon mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent nga BE-ja

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha të enjten se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, se një bankë serbe nuk po i pranon mjetet financiare që Kosova po i dërgon për t’i ndihmuar shqiptarët në jug të Serbisë.

Në një shkrim në Facebook, Bislimi tha se 3.650 fëmijë shqiptarë në Luginë të Preshevës janë duke përdorur 35.448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, pas kërkesës zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) atje.

Megjithatë, shtoi ai, pagesa përkatëse prej 304.511,16 euro, për furnizim me tekste shkollore, përkrahjen e aktiviteteve ndërkombëtare të avokimit dhe funksionimin institucional të KKSH-së, është bllokuar tri herë radhazi nga banka pranuese në Serbi.

“Në të tri rastet, transferi është refuzuar. Mjetet po refuzohen pa dhënë asnjë arsye ligjore, teknike apo rregullatorë”, theksoi Bislimi.

Së pari, ai tha se këto veprime nuk janë befasuese, pasi Serbia vazhdimisht përdor politika kundër shqiptarëve dhe bllokada të vazhdueshme.

“Këto veprime të Serbisë nuk janë të parat, pasi vazhdimisht krijohen kufizime dhe bllokada, edhe pas referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992. Kjo pjesë, që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, kur janë në pyetje shqiptarët jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Sanxhak dhe shqiptarët kudo që jetojnë në Serbi, ajo cenon, mohon, shkel, kufizon dhe diskriminon të gjitha aktet evropiane dhe konventat ndërkombëtare”.

Image

Refik Hasani

Krahas kësaj, Hasani kritikoi ashpër Serbinë, jo vetëm për anashkalim dhe mosinvestim, por edhe për bllokadë të mjeteve financiare që Kosova ia dërgon Luginës.

Sipas tij, qëllimi i Beogradit është i qartë, ku përmes planeve të ndryshme t’i dëbojë, shpërngulë, shfarosë shqiptarët…

Andaj, ky është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën dhe më i diskriminuari”.

Po ashtu, profesori nga Presheva tha se BE duhet të reagojë dhe të alarmohet për këtë situatë, për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Madje, ai tha se në rast se nuk reagon BE, atëherë ajo bëhet bashkëfajtore me Serbinë në këtë diskriminim.

“Instancat dhe mekanizmat e BE-së do të duhej të njoftohen, sinjalizohen dhe alarmohen, që mjetet e ndara nga buxheti i Kosovës të mos trajtohen me dy standarde: ku, në njërën anë, pakica serbe në Kosovë diskriminohet pozitivisht, ndërsa në anën tjetër Krahina e Preshevës dhe Krahina e Sanxhakut janë të diskriminuara.

Të gjithë mekanizmat e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe instancat më të larta të OKB-së, do të duhej të alarmoheshin, sepse mosndalja e diskriminimit nga Serbia, e toleruar nga BE-ja, nënkupton se edhe vetë BE-ja po vepron me standarde të dyfishta. Kur BE-ja nuk e trajton këtë pjesë dhe nuk e kushtëzon Serbinë, atëherë ajo, si institucion me karakter evropian, po diskriminon Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, shtjelloi ai.

Në fund, profesori përmendi disa institucione dhe liderë që duhet të reagojnë dhe të parashtrojnë ankesa për situatën e krijuar.

Sipas tiij, “rruga e Serbisë” drejt BE-së kalon përmes Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe si e tillë ajo duhet të ndëshkohet ashpër.

Rruga e Serbisë drejt BE-së kalon përmes Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Serbia duhet të sanksionohet për këto ndalesa, neglizhime, kufizime dhe bllokada të mjeteve, të cilat janë të lejueshme, transparente dhe të ligjshme sipas standardeve të BE-së. Derisa Serbia të lejojë këto mjete, BE-ja duhet t’i ngrijë dhe t’i bllokojë ndarjet e fondeve, granteve dhe përfitimeve financiare për Serbinë. Derisa Serbia të lejojë këto mjete, BE-ja nuk duhet t’i ndajë asnjë cent Serbisë.

Vetëm kjo është rruga institucionale që garanton se këto mjete do të lejohet të shkojnë në destinimin e caktuar, të dedikuar për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, përmbylli Refik Hasani